Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi e Iniesta të gëzuar me transferimin e Griezmannit në Barcelonë

Legjendat e Barcelonës kanë thënë se nuk kanë dyshim për suksesin e Antoine Griezmannit në Barcelonë.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit u transferua në “Camp Nou”, javën e kaluar për një shumë masive prej 120 milionë eurosh.

Xavi, i cili është trajneri i ekipit Al Sadd në Katar ka thënë se Griezmann është një yll botëror dhe është i gëzuar që është transferuar në Barcelonë, transmeton kp.

Edhe ish-kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka folur për arritjen e francezit.

“Nuk mendoi se arritja e Griezmann do të vë në pyetje dominimin e Messit. Ai ka kualitete të mëdha, e ka shansin të tregojë vetëm dhe të luajë me lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Inesta.

Artikuj të ngjashëm