Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Woodburn, talenti i radhës i Uellsit

Sulmuesi Benjamin Woodburn mund të bëhet një lojtar i madh, vlerëson seleksionuesi i Uellsit, Chris Coleman. Woodburn 17-vjeçar, të shtunën, realizoi golin e vetëm në fitoren e Uellsit në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2018 ndaj Austrisë.

Për të ishte ndeshje debutuese. Ai u aktivizua në minutën e 69-të dhe realizoi golin e fitores vetëm katër minuta më vonë me një gjuajtje nga 20 metra, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me fitore, Uellsi ka mbajtur gjasat për t'u kualifikuar në Botëror. Zë vendin e tretë në Grupin D me 11 pikë, katër më pak se liderja Serbia dhe dy më pak se Irlanda që zë vendin e dytë.

Seleksionuesi i Uellsit, Coleman nuk ka dashur të krahasojë futbollistin e Liverpoolit me ikonat e futbollit uellsian si Gareth Bale dhe Ryan Giggs.

“E di se goli i tij ishte fantastik, por në përgjithësi performanca e tij ka qenë fantastike. Ai ka të gjitha atributet për t'u bërë lojtar i madh. Ai ka bërë një start të mirë. Unë e di se sa e vështirë kjo industri është. Ben e di se duhet të punoj fort për t'ia dal”, ka thënë Coleman.

“Ishte një ndeshje e madhe për Ben Woodburnin, dhe debutimi nuk ka mundur të vijë në një ndeshje më të vështirë. Është një nga ato netët që mbahen në mend. Ishte mënyrë fenomenale për të fituar. Ben është i ri, por ne kemi parë mjaftueshëm. Nuk është një lojtar që vetëm sa e kemi zbuluar, ne e kemi pasur atë për disa vite. Unë thjesht i thash atij të shprehë veten” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.