Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi siguron Jimenezin

Foto: AP

Skuadra e Wolverhamptonit ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit meksikan Raul Jimenez, përcjellë "BBC" të premten.

Jimenez para fillimit të këtij edicioni është huazuar te Wolvesi nga Benfica dhe për transferimin e tij të plotë, klubi nga Premier League do të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Jimenez ka shkëlqyer te Wolverhamptoni, pasi ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Ai me ekipin anglez pritet të firmos kontratë katërvjeçare në fund të këtij edicioni. 27-vjeçari, në Evropë ka bërë karrierë edhe te Atletico Madridi kurse ka edhe 69 paraqitje e 15 gola të shënuara për Përfaqësuesen e Meksikës.