Tottenhami ka pësuar disfatë në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Leagues së Anglisë.
Tottenhami të shtunën u mposht si mysafir i skuadrës së Wolverhamptonit dhe me këtë disfatë, bën hap të gabuar drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Tottenhami në fakt pati shanse më të mira dhe qëlloi shtyllën dy herë, por ishte Adama Traore ai i cili vulosi fatin e këtij takimi.
Traore shënoi në minutën e 82-të.
Wolvesi në vendin e 13-të ka 27 pikë në 26 ndeshje të luajtura, kurse Tottenhami mbetet me 45 pikë në vendin e katërt.
Artikuj të ngjashëm