Trajneri aktual i Napolit, Gennaro Gattuso ka tërhequr interesim e skuadrës nga Premier League, Wolverhapmton që e synon për edicionin e ardhshëm, kanë raportuar të enjten mediumet angleze.
Mësohet se drejtuesit e klubit anglez janë të bindur se Gattuso është trajneri i duhur për Wolvesin.
Te Wolvesi, Gattuso do ta zëvendësonte Nuno Espirito Santon që pritet të largohet në verë.
Gattuso është në krye të Napolit prej dhjetorit të vitit 2019 kur e zëvendësoi Carlo Ancelottin dhe sipas të gjitha gjasave në fund të sezonit do të mbetet i papunë pasi krerët e ekipit italian nuk janë të kënaqur me rezultatet në këtë edicion dhe nuk e kanë ndërmend t’ia ofrojnë rinovimin e kontratës që i skadon në qershor.