Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi fiton ndeshjen e tensionuar ndaj WBA-së

Wolverhamptoni ka fituar ndaj West Broëmich Albionit dhe ka kaluar në rrethin e pestë të Kupës FA. Wolvesi të dielën fitoi me rezultatin 2:0, por rezultati ishte në plan të dytë pas incidentit të rëndë që u shkaktua nga tifozët e të dyja skuadrave.

Ndeshja është ndërprerë për 34 minuta pas përleshjeve mes dy grupeve të tifozëve, ndërsa ka vazhduar më pas, pasi situata është qetësuar nga policia. Pedro Neto në minutën e 38-të dhe Matheus Cunha në minutën e 78-të, i shënuan golat e fitores për mysafirët.

Të shtunën, fitore të thellë shënoi edhe Brightoni në udhëtim te Sheffield Unitedi.

Brightoni fitoi me rezultatin 5:2. Joao Pedro realizoi “hat-trick” për mysafirët, ndërsa nga një gol e shënuan edhe Facundo Buonanotte dhe Danny Welbeck. Newcastle e eliminoi Fulhamin me rezultatin 2:0, me golat e Sean Longstaff dhe Dan Burn.

Rrethin e pestë të Kupës FA e siguruan edhe Maidstone, Luton e Leicester City. Leedsi do të luajë tjetër ndeshje me Plymouthin pasi barazuan 1:1.

Artikuj të ngjashëm