Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi eliminon Liverpoolin nga Kupa FA

Wolverhamptoni ka eliminuar Liverpoolin nga Kupa FA duke e mposhtur në rrethin e tretë me rezultat 2 me 1.

Wolvesi kaloi në epërsi në minutën e 38-të përmes Jimenezit. Divock Origi barazoi gjithçka në minutën e 51-të, para se Ruben Neves të kalonte sërish vendasit në epërsi katër minuta më vonë.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit edhe ylli shqiptar i “Të Kuqve”, Xherdan Shaqiri.

Kjo ishte humbja e dytë rresht e Liverpoolit, pas humbjes nga Manchester City në Premier Ligë.

Artikuj të ngjashëm