Wolvesi e ka mposhtur Tottenhamin në Londër me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Premier Leagues.
Për Tottenhamin ishte humbja e tretë rresht në kampionat.
Golat e fitores për Wolvesin i shënuan Raul Jimenez (6’) dhe Leander Dendoncker (18’).
Me këtë triumfi, Wolvesi ka kaluar në vendin e shtatë me 37 pikë pas 23 ndeshjeve të luajtura.
Derisa Tottenhami zbret në pozitën e tetë me 36 pikë. Tottenhami ka të zhvilluara 22 duele.