Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolverhamptoni transferon brazilianin Marcal

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Wolverhampton, e ka transferuar mbrojtësin e majtë brazilian Marcal nga Lyoni, shkruan BBC.

Për 31-vjeçarin Wolverhamptoni ka paguar dy milionë euro. Marcali ka luajtur tre stinorët e fundit te Lyoni dhe ndihmoi klubin francez të arrinte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edicionin e fundit.

Të shtunën Wolverhamptoni theu rekordin e vet duke paguar 40 milionë euro për transferimin e supertalentit portugez Fabio Silva (18) nga Porto.