Wolverhamptoni do të ofrojë 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit italian të Juventusit, Daniele Rugani, bëjnë të ditur mediumet angleze të hënën.
Krerët e skuadrës së Premier Leagues së Anglisë kishin insistuar në transferimin e Ruben Diasit nga Benfica. Mirëpo, Benfica po kërkon dëmshpërblim të madh, transmeton “Koha Ditore”. Kështu që Wolverhamptoni ka kthyer sytë nga Rugani dhe mendon të ofrojë 30 milionë euro.
Kjo shumë mund të bindë Juventusin për të lëshuar Ruganin, që vlerësohet i tepërt te Juve. 25-vjeçari te Juventusi është vetëm zgjedhje e pestë në mbrojtje pas Giorgio Chiellinit, Leonardo Bonuccit, Matthijs de Ligtit dhe Merih Demiralit.
Artikuj të ngjashëm