Wolfsburgu e ka transferuar futbollistin e krahut, amerikanin Kevin Paredes, nga skuadra e ligës MLS, D.C. United.
Lajmi është bërë i ditur të premten në mbrëmje nga skuadra gjermane, që ka thënë se 18-vjeçari Paredes, nënshkroi kontratë deri në fund të edicionit 2025/26.
“Pavarësisht moshës së tij, ai tashmë ka arritur eksperiencë me skuadrën e parë, ndërsa lojtari i krahut të majtë mund të luajë edhe në qendër”, ka thënë drejtori sportiv i Wolfsburgut, Marcel Schafer.
Paredes vjen nga akademia e skuadrës D.C. United. Debutoi në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare për Loudoun United FC, skuadër me bazë në Washington.
Paredes ka luajtur në 41 ndeshje në të gjitha garat për D.C. Unitedin në vitin 2020. Ka shënuar tri gola dhe ka asistuar në dy ndeshje.
Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në grupmoshën U16, Paredes ka shënuar dy gola në pesë paraqitje.