Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Witsel refuzoi Unitedin për t’u bashkuar me Dortmundin”

Axel Witsel raportohet se kishte refuzuar mundësin që të bashkohej me Manchester Unitedin në këtë afat kalimtar për shkak se Dortmundi e çmoi më tepër, sipas agjentit të tij Paul Stefani.

Mesfushori belg u transferua nga klubi kinez Tianjin te Dortmundi për 20 milionë euro, transmeton Koha.net.

“Përveç Dortmundi kishte edhe kontakte të tjera, nga Manchester Unitedi e Napoli, por i thashë Witselit ‘te Dortmundi je numër një, e tek Unitedi je vetëm njëri prej tyre, e gjithashtu edhe te Napoli’”, ka deklaruar Stefani, që thotë se Dortmundi e dëshiroi më tepër mesfushorin belg.

Artikuj të ngjashëm