Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Willian: Chelsea e meritoi fitoren kundër Barçës

Sulmuesi i Chelseat, Willian ka shprehur kritika për fatin e tij të keq pasi ekipi arriti vetëm barazim 1 me 1 me Barcelonën në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Vendasit i bën ballë posedimit të madh të topit nga Barça, por në pjesën e dytë kaloi në epërsi me golin e Willian, i cili goditi dy shtylla në pjesën e parë.

“Jam i lumtur për golin, por pak i pakënaqur me rezultatin. E merituam fitoren – kishin posedimin, por ne ishim më të rrezikshëm me rastet për gol”, ka thënë Willian.

“Duhet të shkojmë atje dhe të luajmë lojë të njëjtë. Isha i pafat. Duhet të punoj dhe mezi pres ndeshjet e ardhshme”.

Artikuj të ngjashëm