Barcelona ka shpëtuar lehtë nga dy gola, të cilat ka mundur t’i realizojë Chelsea përmes Willianit sikur dy goditje të tij të mos ndaleshin nga dy shtylla.
Përkundër dominimit të Barçës me posedim të topit, “Blutë” me Willianin kanë mundur lehtë ta mbyllnin pjesën e parë me rezultat 2 me 0.
Braziliani fillimisht goditi shtyllën e majtë të portierit Andre Ter-Stegen, derisa pak minuta më vonë ai goditi shtyllën e djathtë të gjermanit.