Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williams me short të vështirë në US Open, Nadali ndaj Ferrerit nis mbrojtjen e titullit

Serena Williams, që synon ta barazojë rekordin, me 24 Grand-Slame të fituara në US Open këtë vit, do të ketë rrugëtim të vështirë për në finale, pasi pas shortit të hedhur doli të jetë se ajo mund të takohet shumë herët me motrën e madhe Venusin dhe numrin një të botës, Simona Halep.

Serena, që është gjashtë herë kampione në New York dhe vjen nga vendi i 17-të, do ta fillojë kampanjën kundër polakes numër 60 në botë, Magda Linette, dhe mund të përballet me Venusin në rundin e tretë, ndërsa rundi i katërt mund të sjellë përballje me rumunen e vendit të katërt, Halep, transmeton KTV.

Në shortin e konkurrencës së meshkujve, Rafael Nadal, i cili triumfoi për herë të tretë vitin e kaluar në Flushing Meadows, e fillon mbrojtjen e titullit kundër spanjollit dhe bashkëlojtarit në Davis Cup, David Ferrer, ndërsa njeriu i dytë i listës, Roger Federer, do të përballet me japonezin Yoshihito Nishioka.

Te konkurrenca e femrave, kampione në fuqi është Sloane Stephens dhe do të përballet me rusen Evgeniya Rodina në rundin hapës, ndërsa në të tretin mund të luajë kundër ish-numrit një të botës, bjelloruses Victoria Azarenka, kundër belges së vendit të 15-të, Elise Mertens dhe në çerekfinale kundër ukrainases së vendit të shtatë, Elina Svitolina.

Gara e madhe e U.S Open fillon të hënën më 27 gusht.