Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilder i shpall luftë Joshuas

Deontay Wilder i ka shpallur luftë Anthony Joshuas, ndërsa po e kërkon përballjen e madhe për unifikimin e titujve të botës në peshën e rëndë në boksin profesionist.

Kampioni i pamposhtur i versionit WBC, Wilder, dëshiron titujt e kampionit të versioneve WBA dhe IBF të Joshuas dhe ai ka thënë se do të pranojë ofertën prej tre milionë funtesh të promotorit Eddie Hearn për t'u përballur me britanikun Dillian Whyte, vetëm në rast se pas atij meçi do ta ketë përballjen me Joshuan, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Unë i shpalli luftë. Unë po i shpalli luftë Joshuas. Nuk do ta ndjek atë", ka thënë amerikani Wilder. "Mund të ikësh vetëm aq gjatë dhe larg sa të jetë e mundur. Hearn mund të thotë çfarë të dojë. Më lejo të ndihmoj. Ai e dëshiron një meç me Whyten dhe unë e dua Joshuan. T'i vëmë në pako dhe të luftojmë. Unë do ta nokautoj lehtësisht Whyten. Mund ta mposhti me një dorë të lidhur prapa shpinës".

Hearn ka thënë se meçi Joshua-Wilder duhet të ndodhë, pas fitores që Joshua shënoi me ndërprerje në raundin e dhjetë në përballje me Carlos Takamin në Cardiff të shtunën mbrëma... (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.