Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldumi gol si Gerrardi ndaj Milanit

Gini Wijnaldum shënoi golin e tretë për Liverpoolin në minutën e 56, për të barazuar rezultatin e përgjithshëm ndaj Barcelonës në 3 me 3.

Holandezi shënoi me kokë, pothuajse në të njëjtën mënyrë siç kishte shënuar kapiteni legjendar i Liverpoolit, Steven Gerrard në finalen e famshme të Stambollit kundër Milanit, që njihet si një nga rikthimet më sensacionale në futboll, transmeton Koha.net.

E në këtë rast për Wijnaldumin asistoi Xherdan Shaqiri, që bëri asistim pothuajse të ngjashëm si John Arne Riise.

Të dy golat mund t’i shikoni më poshtë.