Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijnaldum mund të mbetet te Liverpooli

Mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mbetet pjesë e skuadrës së Liverpoolit edhe pas përfundimit të këtij edicioni kanë shkruar mediumet e huaja të hënën.

Wijnaldum ka thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndonëse kontrata me Liverpoolin i skadon në fund të këtij sezoni.

“Unë jam shumë i qetë pasi primare është që t’i kthehemi rezultateve pozitive dhe jo të mendoj për të ardhmen time.

Ende nuk kam vendosur asgjë por nuk përjashtoj mundësinë edhe të mbetem te Liverpooli”, ka thënë Wijnaldum.

Mesfushori 30-vjeçar këtë sezon ka shënuar tri gola në 38 paraqitje për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Newcastle. Interesim për Wijnaldumin kanë treguar Barcelona e Juventusi.