Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wijalndumi i pavendosur, mund të largohet nga Liverpooli

Foto: Reuters

Georginio Wijnaldum mund të largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli me të përfunduar ky edicion. Mesfushori i Liveproolit është në vitin e fundit të kontratës me klubin anglez, transmeton KOHA.

Krerët e klubit të Liverpoolit ia kanë ofruar vazhdimin e kontratës, por lojtari nuk ka vendosur ende.

30-vjeçari thuhet se dëshiron të largohet nga Liverpooli, për të provuar një aventurë të re.

Interesim për mesfushorin holandez ka shprehur Barcelona. Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016.