Mbrojtësi Ben White nuk u largua nga Anglia për arsye personale, por shkaku i fjalosjes me ndihmësin e trajnerit Gareth Southgate.
Mediumet angleze kanë raportuar të premten se White ka pasur një fjalosje të ashpër me ndihmësin Steve Holland shkaku i së cilës u detyrua të largohet nga Katari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi i Arsenalit ishte pjesë e Anglisë gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve, por nuk u aktivizua për asnjë minutë. Mësohet se fjalosja në kampin e Anglisë ka ardhur para ndeshjes me SHBA-në, kur White ka shkuar në takimin e përgjithshëm të ekipit pa pasur informata për kundërshtarin, ndonëse Holland ua kishte dërguar më herët të gjithë lojtarëve.
Pas kësaj, White është larguar dhe Southgate ka marrë vendim që mos ta zëvendësojë me asnjë lojtar tjetër.