Ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook është gjobitur me 25 mijë dollarë për gjuhën fyese dhe kërcënuese që ka përdorur në drejtim të një tifozi.
Në internet ka qarkulluar një video ku fundori ka përdorur fjalë fyese pas një fjalosje me një tifoz në ndeshjen në udhëtim ndaj Utah Jazzit të hënën, transmeton koha.net.
Westbrook kishte treguar se tifozi kishte përdorur gjuhë raciste ndaj tij dhe kjo ka qenë arsyeja për fjalosjen. Utah ka njoftuar se i ka ndaluar tifozit futjen në arenën e saj përjetësisht.
Artikuj të ngjashëm