Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami në garë për Lingardin

West Ham Unitedi është futur në garë për mesfushorin Jesse Lindgard, përcjellë “talkSPORT” të enjten. Lingard pritet të largohet nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit dhe West Hami është i gatshëm të ofrojë rreth dhjetë milionë euro për transferimin e tij.

Te West Hami po e shohin Lingardin si përforcim të duhur për mesfushën dhe po synojnë ta mposhtin konkurrencën e Tottenhamit e Sheffield Unitedit për shërbimet e tij. Lingard 28-vjeçar ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka vetëm tri paraqitje në të gjitha garat.