Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami me ofertë për Milikun

West Ham Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare skuadrës së Napolit për sulmuesin Arkadiusz Milik kanë shkruar mediumet italiane të martën.

Bëhet e ditur se ekipi anglez ka ofruar shtatë milionë euro për transferimin e Milikut gjatë afatit kalimtar të janarit. Miliku pritet të largohet nga Napoli pasi këtë edicion nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje dhe nuk bën pjesë në planet e ekipit pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Ai te West Hami shihet si përforcim i duhur për të zëvendësuar Sebastien Hallerin që u transferua te Ajaxi. Për Milikun interesim kanë treguar edhe Marseille.

Artikuj të ngjashëm