Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami e Unitedi dënohen rëndë nga UEFA

West Ham Unitedi dhe Manchester Unite di janë gjobitur nga UEFA për telashet që janë shkaktuar nga tifozët në ndeshjet evropiane në muajin shtator.

“Çekanët” duhet të paguajnë 60 mijë euro për shkak se tifozët hodhën objekte të ndryshme në fitoren 2:0 kundër Rapid Vjenës në Ligën e Evropës.

Më pas, tifozët vizitor kaluan pengesat për t’u ballafaquar me tifozët e West Hamit në “London Stadium”.

Unitedi është gjobitur po ashtu për hedhje të gjësendeve dhe për hyrje brenda në fushë pas fitores ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo shënoi gol në kohën shtesë në “Old Trafford”, në kuadër të Grupit F.

Unitedi është gjobitur me 8375 euro dhe duhet t’i paguajë këto para brenda 90 ditëve.

Artikuj të ngjashëm