Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Werderi në udhëkryq me Rashicën

Drejtuesit e Werder Bremenit kanë mbetur në udhëkryq në lidhje me situatën e sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica, kanë raportuar mediumet gjermane sot.

Skuadra gjermane ende nuk ka marrë një vendim të prerë për Rashicën, ta shesë, ta mbajë apo ta presë ofertën e duhur për 23-vjeçarin që tashmë ka kërkuar largimin nga klubi.

Për ta lënë të lirë Rashicën, Werderi po kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim, ofertë që ende nuk e ka marrë nga asnjë skuadër. Aktualisht, vetëm RB Leipzigu ka ofruar 18 milionë euro plus bonuset, gjë që është refuzuar nga Werderi.

“Te Werderi ende nuk kanë marrë një vendim të prerë në lidhje me Milot Rashicën që ka kërkuar largimin nga klubi”, ka shkruar sajti “kreiszeitung.de”.

Artikuj të ngjashëm