Sport

Werderi ndan rrugët me trajnerin Kohfeldt

Werderi Bremeni edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me trajnerin Florian Kohfeldt.

Werderi e nisi mirë këtë edicion të Bundesligës, por në pjesën e dytë të sezonit pati rezultate të dobëta çka ka bërë që skuadra ku luan Milot Rashica të zbresë në vendin e 16-të, vend që të dërgon në barazh për mbetje në Bundesligë.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar, Kolni i vendit të 17-të luan me Schalken dhe ka 30 pikë, kurse Werderi një pozitë më lartë me 31 pikë. Bielefeldi ndërkohë mban pozitën e 15-të me 32 pikë dhe ndeshjen e fundit udhëton te Stuttgarti.

Thomas Schaaf do ta drejtojë skuadrën në ndeshjen kundër Monchengladbach.