Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edin Terziq mund ta zëvendësojë Kohfeldtin te Werder Bremeni

Trajneri i përkohshëm i Borussia Dortmundit, Edin Terziq mund ta zëvendësojë Florian Kohfeldin në pozitën e trajnerit te Werder Bremeni, ka njoftuar të enjten “Ruhr Nachrichten”.

Kohfeldt është nën presion pas shtatë humbjeve radhazi në kampionat dhe ai mund të shkarkohet nëse skuadra e tij paraqitet dobët në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Lepzigu.

Te skuadra e Bremenit është edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.