Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri thotë se Ozili duhet të “pranoj pasojat” për kritikat ndaj Kinës

Ish menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se Mesut Ozil duhet të “pranoj pasojat” për kritikat e tij drejtuar Kinës, rreth trajtimit që ky shtet është duke i bërë myslimanëve Uighur, por e ka mbrojtur atë duke thënë se mbrojtësi duhet të ketë të drejtë të shpreh opinionin.

Ozili, një mysliman gjerman me prejardhje turke, i cili u transferua nga Wengeri në 2013-ën në Arsenal, ka postuar një mesazh të Twitter e Instagram gjatë javës së kaluar, ku i ka quajtur minoritetin Uighurs “luftëtarë të cilët po i rezistojnë persekutimit”, transmeton Koha.net.

Ministri i punëve të jashtme të Kinës ka thënë se Ozili është ndikuar nga lajmet e rreme.

Wenger ka thënë për reporterët në Doha se ai nuk e di nëse komentet e Ozilit do të kenë ndikim afatgjatë për të.