Kreu i FIFA-s për zhvillim global Arsene Wenger ka thënë se dëshiron të shoh ndryshimin e rregullit të ofsajdit, që do t’i jepte fund edhe polemikave të shumta që janë krijuar që kur është prezantuar sistemi i video-ndihmës, i njohur si VAR.
Wenger, që ka qenë trajner i Arsenalit për 22 vite, dëshiron që çdo lojtarë të llogaritet në pozitë të rregullt, nëse ndonjë pjesë e trupit të tij me të cilin ka të drejtë të shënojë gol është në nivel apo prapa mbrojtësit të fundit kundërshtar.
Është një ndryshim i rregullave aktuale, që thonë se lojtari është në ofsajd nëse ndonjë pjesë e trupit me të cilin mund të shënojë është para mbrojtësit të fundit. Mirëpo, Wenger ka thënë se çdo ndryshim nuk do të jetë i menjëhershëm.
“Nuk do të jesh ofsajd nëse çfarëdo pjese e trupit me të cilën mund të shënosh gol është në vijë me mbrojtësin e fundit, edhe nëse pjesë tjera janë para mbrojtësit. Kjo do të thotë se më nuk do të ketë vendime milimetrike”, ka thënë Wenger për mediumet britanike.
-
Propozimi i Wengerit që mund ta ndryshojë futbollin përgjithmonë, vazhdojnë testimet
-
Është futboll, jo PlayStation – shefi i arbitrave të UEFA-s për VAR-in
-
Wengeri thotë se plani për investitorë privatë duhej të anulohej
-
Wenger: Franca do ta fitojë Kupën e Botës
-
Shënohet goli i parë me rregullin “ofsajd i qartë”, që po testohet në Kanada