Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka përkrahur kritikat e futbollistit Mesut Ozil ndaj keqtrajtimit të ujgurëve myslimanë në Kinë.
Pompeo ka deklaruar se Pekini ndoshta mund të censurojë klubin e Arsenalit, por nuk mund të fshehë faktin se po i shkelë të drejtat e këtij komuniteti, transmeton KTV.
Mesfushori gjerman me prejardhje turke, gjatë javës së kaluar shkroi se ujgurët janë luftëtarë që u rezistojnë persekutimeve dhe kritikoi Kinën për heshtjen e myslimanëve në rajonin Xinjang.
Kombet e Bashkuara dhe grupe të tjera për të drejtat e njeriut, kanë vlerësuar se gati dy milionë njerëz, kryesisht ujgurë myslimanë, janë mbajtur në kushte të rënda si pjesë e, siç e quan Pekini, fushatës kundër terrorizmit.
-
Kinezët kundër Ozilit shkaku i ujgurëve myslimanë
-
Hoxhallarët e Xinjiangut mbrojnë Kinën kundër kritikave të SHBA-së për ujgurët myslimanë
-
Ujgurët në Turqi protestojnë për vizitën e ministrit të Jashtëm kinez
-
Kina mohon akuzat për gjenocid mbi ujgurët në Xinjiang
-
SHBA-ja dhe Britania dënojnë veprimet e Kinës ndaj ujgurëve