Trajneri Arsene Wengeri ka refuzuar ofertën për të marrë udhëheqjen e Fulhamit, para se klubi të emëronte Claudio Ranierin.
Ekipi i fundit i Premier Ligës sot konfirmoi Ranierin si pasues të Slavisha Jokanoviqit, por kishte konsideruar disa kandidatë para se të caktohej për ish-trajnerin e Leicesterit.
Një nga ta, sipas “The Telegraph”, ishte Wengeri, i cili prej verës ka mbetur pa punë që kur u largua nga Arsenali.
Francezi ka paralajmëruar se do të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa është kandidati kryesor për të zëvendësuar Niko Kovaçin te Bayerni.