Fulhami ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin Slavisha Jokanoviq dhe e ka zëvendësuar me Claudio Ranierin, që udhëhoqi Leicesterin drejt titullit të Premier Ligës më 2016.
Jokanoviq u largua pas formës së dobët në Premier Ligë. Fulhami pas 12 ndeshjeve është i fundit në tabelë dhe ka vetëm 5 pikë.
Italiani Ranieri ka marrë një kontratë “disavjeçare” nga londinezët.
“Ndryshimi pa pasur një përgjigje apo plan pasues nuk ishte opsion. Andaj të kemi dikë të kalibrit si Claudio të gatshëm për të pranuar sfidën ishte mirë, por mbi të gjitha, esenciale”, ka thënë pronari i Fulhamit Shahid Khan.