Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ekipi i tij nuk mund të lëshojë pikë nëse synon mbetjen në top-katërshe në këtë sezon.
Një seri prej pesë humbjeve në tetë ndeshje të Premier Ligës ka mundësuar që Arsenali të bie në pozitën e shtatë, por fitorja e së hënës mbrëma ndaj Middlesbrough i mundësoi londinezëve rikthimin në pozitën e gjashtë.
Shtatë pikë e ndajnë Arsenalin nga pozita që dërgon në Ligën e Kampionëve kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje këtë sezon. Wenger beson se ekipi i tij mund të sigurojë pikët e plota nga këto takime.
“Për ne, është e qartë – duhet të fitojmë çdo ndeshje për të pasur mundësinë që të jemi në top-katërshe, duke filluar me këtë fitore”, ka thënë Wenger.
Në ndeshjet e mbetura Arsenali do të përballet me Tottenhamin dhe Manchester Unitedin.