Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger e pranon se pas 21 vjetësh Arsenali mund të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger thotë se ekipi i tij po përballet me një sfidë të madhe për ta përfunduar sezonin në mesin e katër skuadrave te para në Premier League.

“Topçinjtë”’ janë në rrezik që për herë të parë në 21 vjet mund të mos kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i Arsene Wenger është aktualisht i gjashti në renditjen me 54 pikë, dhe është shtatë pikë prapa Manchester City, i cili është i katërti, kurse, Manchester United ka tri pikë më shumë në vendin e pestë, përcjell kp.

“Ndoshta ne do të jemi atje, ndoshta jo. Por gjëja më e rëndësishme është që ne të besojmë se mund të jemi atje dhe kjo është ajo që ne duhet të përqendrohemi”, tha Wenger.

Wenger ka pranuar se atmosfera në ekip "nuk ishte e këndshme", pas disfatës kundër Crystal Palace, të hënën, që ishte humbja e tretë në pesë ndeshjet e fundit.

Arsenal ndeshjen e radhës e luan të hënën në udhëtim tek Middlesbrough.