Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri konfirmon kohën e rikthimit të Sanchezit e Mustafit

Arsene Wenger ka konfirmuar se Alxis Sanchez e Shkodran Mustafi do të rikthehen të dielën në stërvitje me Arsenalin, transmeton Koha.net.

Ata do të rikthehen nga pushimet pas pjesëmarrjes në Kupën e Konfederatave me kombëtaret e tyre.

“Alexis dhe Mustafi, sesioni i parë i stërvitjes për ta do të jetë të dielën, ditën që do të luajmë ndaj Sevillës në Emirates Cup”, ka thënë Wenger, raporton Sky Sports.