Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri godet përfaqësueset që protestuan në Kupë të Botës

Zyrtari i FIFA-s, Arsene Wenger, ka goditur skuadrat e Kupës së Botës që kanë provuar të bëjnë deklarata politike në Katar. Trajneri legjendar francez të dielën ka thënë se përfaqësueset protestuese nuk janë fokusuar në ndeshjet e tyre.

Wenger ka thënë se skuadrat që i kanë zhvilluar mirë ndeshjet e para ishin mentalisht të gatshme për t’u fokusuar në garë dhe “jo në aspekte politike”. Ish-trajneri i Arsenalit nuk ka përmendur emrat e përfaqësueseve për të cilat ishte duke folur gjatë një analize të ndeshjeve të fazës grupore, në ngjarjen mediatike të organizuar nga FIFA. Ai është shef i Zhvillimit Global të Futbollit.

Danimarka dhe Gjermania nuk u paraqitën mirë në ndeshjet e para. Danezët barazuan 0:0 me Tunizinë, ndërsa gjermanët humbën 2:1 nga Japonia. Danimarka e Gjermania ishin në mesin e shtatë federatave evropiane të futbollit në Kupën e Botës që dëshironin që kapitenët të mbanin shiritin si pjesë e fushatës holandeze kundër diversitetit dhe diskriminimit.

Wengeri e anashkaloi rolin e FIFA-s që iu shmang kësaj çështjeje para se skuadrat të arrinin në Kupën e Botës. Më pas, nën presionin e autoriteteve të Katarit, situata ishte ndryshuar disa orë para se Anglia dhe Holanda t’i zhvillonin ndeshjet e tyre të para, të cilat i fituan.

Pak orë para nisjes së atyre ndeshjeve, FIFA detyroi dhe kërcënoi federatat evropiane duke thënë se nëse kapiteni i Anglisë, Harry Kane, dhe ai i Holandës, Virgil van Dijk, do të ndëshkoheshin me kartonë të verdhë nëse mbajnë shirita të tillë. Ata do të rrezikonin më pas të merrnin tjetër karton të verdhë dhe të përjashtoheshin e të suspendoheshin për ndeshjen e radhës.

Edhe FIFA thotë se pushimet e freskimit nuk kanë ndikuar në rezultatet e Botërorit Botërori 2026 FIFA thotë se pushimet e freskimit nuk kanë ndikuar në rezultatet e Botërorit

Danimarka luajti më 22 nëntor pa protesta, një ditë para se lojtarët e Gjermanisë ta mbulonin gojën për të shfaqur një lloj heshtjeje të detyruar nga organizatorët e Kupës së Botës. Të dyja skuadrat më vonë dështuan të kalonin në fazën nokaut.

Federata e Futbollit të Danimarkës ishte kritike e vazhdueshme edhe para nisjes së turneut në Katar për punëtorët emigrantë, të cilët ndihmuan në ndërtimin e projekteve të Kupës së Botës. Danezët sollën uniforma me ngjyra të veçanta për të përfaqësuar ngjyrën e zisë. Fanellat e zeza nuk u veshën në tri ndeshjet e Danimarkës.

Wenger, i cili për një kohë të gjatë është komentues për transmetuesin “beIN Sports” në Katar, po ashtu ka thënë të dielën se ndeshjet e Kupës së Botës kanë qenë shumë të shikuara në gjithë botën “pavarësisht gjithë publicitetit negativ që mori më herët”.

Duke e ndarë skenën me Wengerin, ylli i madh i futbollit gjerman, Juergen Klinsmann, nënvizoi kërkesat mentale të lojtarëve evropianë në Katar dhe ofroi një teori tjetër.

Klinsmann është duke i analizuar ndeshjet për FIFA-n dhe ka parë se lojtarët e ligave më të mëdha të Evropës është dashur të adaptohen pas ndeshjeve me klubet e tyre, deri një javë para nisjes së Kupës së Botës. Përfaqësueset zakonisht kanë të paktën dy javë për t’u përgatitur pas sezonit evropian për një Kupë të Botës, që shumicën e kohës ka nisur në qershor.

Edhe Wenger: Franca do ta fitojë Kupën e Botës Botërori 2026 Wenger: Franca do ta fitojë Kupën e Botës

“Përgatitjet e ekipeve për një javë janë shumë, shumë të vështira për një trajner. Kjo është e qartë”, ka thënë Klinsmann, i cili ishte dy herë përzgjedhës në Kupën e Botës, me Gjermaninë në vitin 2006 dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2014. “Ka qenë një sfidë ekstreme mentale për ekipet”, ka thënë ai, duke shtuar se zgjerimi i skuadrave me 26 lojtarë në vend se të ishte me 23, trajnerët i ka lënë të përballen me “15 lojtarë të pakënaqur”.

Dy taktika të rëndësishme janë parë nga Wengeri nga 48 ndeshje të fazës grupore – rëndësia e sulmeve nga pozitat e krahëve të fushës dhe aftësia e portierëve për të pasuar topin te një bashkëlojtar pavarësisht presingut nga kundërshtarët.

“Unë personalisht mendoj se ekipet me lojtarët më të mirë të krahëve do ta fitojnë këtë turne”, ka thënë Wenger.

Ai ka thënë se skuadrat sulmuese janë detyruar të gjejnë hapësira në krah sepse kundërshtarët tani më mirë mbrohen nga qendra e fushës dhe kjo ka bërë që të ketë më pak gjuajtje nga distanca.

Edhe Klopp te Gjermania, Wenger ngre pikëpyetje Botërori 2026 Klopp te Gjermania, Wenger ngre pikëpyetje

Evolucioni i rolit të portierit, ku prin kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka bërë që nga Kupa e Botës 2018 të ketë rritje prej 70% të portierëve që luajnë më shumë me këmbë.

“Është një zhvillim magjeps i pozitës së portierit”, ka thënë Klinsmann, që shtoi se në stërvitjen e të rinjve duhet të punohet në atë mënyrë që portierët të kenë më shumë hapësirë që të luajnë në pozita të lojtarëve, për ta zhvilluar më shumë kontrollin e topit dhe të jenë më të aftë në pasime.