Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se nuk pret që Jose Mourinho të aplikojë lojë mbrojtëse në përballjen e dy ekipeve të shtunën mbrëma.
“Djajtë e kuq” sezonin e kaluar barazuan tre herë dhe humbën katër ndeshje si mysafirë të top-gjashtë ekipeve angleze.
Sivjet ata barazuan pa gola në Anfield kundër Liverpoolit, por Wengeri beson se mysafirët do të sulminë.
“Nuk pres diçka të veçantë [mbrojtje]. Man United ka një ekip të fortë dhe pres që të përballemi me problemet që do të na shkaktojnë”, ka thënë Wenger.
“Do të sulmojnë, jo vetëm të mbrohen. Është një ndeshje në shtëpi e Arsenalit me Man Unitedin. Dua të përqendrohemi dhe të përgatis ekipin, t’i jap mundësi ekipit që të fitojë. Man Unitedi është në formë këto momente, edhe ne jemi në formë, prandaj është ndeshje premtuese”.