Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wengeri lavdëron paraqitjen e Arsenalit ndaj Chelseat

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar “mentalitetin dhe përgjigjen” e skuadrës së tij pas barazimit pa gola me Chelsean në derbin e xhiros së pestë.

Pas humbjeve të muajit të shkuar, Wenger thotë se kjo performancë ka treguar se lojtarët janë përgjigjur ndaj formës së dobët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte gjithçka lidhur me mentalitetin dhe si përgjigje e ndeshjes sonë së fundit si mysafir. Kemi mundur ta fitojmë atë. Ishte ndeshje e nxehtë. Nuk jemi më në afatin kalimtar dhe në humbjen ndaj Liverpoolit kjo ndikoi te ne. Të gjithë jemi njerëz. Nëse luani 55 ndeshje në sezon ju mund të keni një performancë të keqe. Por jemi të fokusuar dhe të vendosur. Ishim afër fitores. Me pak më shumë liri do të fitonim”, ka thënë Wenger pas barazimit për SkySports.

Në xhiron e ardhshme Arsenali pret WBA-në.