Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wenger e quan katastrofike humbjen nga Liverpooli

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka quajtur katastrofike humbjen 4 me 0 nga Liverpooli në Anfield.

Francezi e ka pranuar se lojtarët e tij ishin më të dobët në secilin aspekt se ekipi i Jurgen Kloppit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rezultati është pasojë e performancës. Nuk ishte mjaftueshëm mirë, u mposhtëm në çdo aspekt fizikisht dhe në fund e bëmë më të lehtë për ta, kemi bërë gabime të panevojshme”, ka thënë ai për SkySports. “Performancë shumë zhgënjyese. Ishte katastrofike”.

Golat nga Roberto Firmino, Sadio Mane, Daniel Sturridge dhe Mohamed Salah i dhanë tri pikët Liverpoolit dhe e lanë Arsenalin në pozitën e 16-të.