Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger pas humbjes 5 me 1 nga Bayern Munichu, ka thënë ekipi i tij luajti mirë dhe i bëri presion ekipit gjerman.
Ekipi anglez që pësoi dhjetë gola në dy takimet e Ligës së Kampionëve, u eliminua nga gara europiane ndërsa Wenger tha se ishte ndeshje e vështirë.
“Ishte e vështirë për ne. Ne luajtëm shumë mirë me tempo të lartë dhe i bëmë presion të madh Bayernit”, ka thënë Wenger.
“Ne prodhuam lojën që deshëm. Është e vështirë ta kuptojmë se çfarë ndodhi. Ekipi im tentoi shumë sonte dhe luajti mirë. Kur ju jeni me një lojtar më pak dhe duhet të shënoni katër gola, në kokat e lojtarëve bëhet e pamundur”, ka shtuar Wenger.
Artikuj të ngjashëm
-
Wengeri thotë se Arsenali humbi shans të mirë për të mposhtur Atleticon
-
Wenger thyen heshtjen, flet pas njoftimit për largim nga Arsenali
-
Wenger fajëson futbollistët për lojë pasive në humbjen e tretë radhazi
-
Wenger e pranon se sezoni aktual është më i keq se ai i shkuari
-
Wenger thotë se lojtarët e tij humbën koncentrimin ndaj Bournemouthit