Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kritikuar lojtarët e tij për mungesë përqendrimi në humbjen 2 me 1 nga Bournemouthi të dielën.
Hector Bellerin realizoi golin e parë në ndeshje, por Bournemouth u kthye me dy gola nga Callum Wilson dhe Jordan Ibe për të mposhtur “Topçinjtë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani skuadra e Wengerit është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe mbetet pesë pikë prapa top-katërshes.
“Ishim 1 me 0 dhe papritmas pësuam dy gola dhe nuk e dimë nga erdhën. Është frustruese”, ka thënë francezi për BBC. “Ju nuk mund t'ia lejoni vetes humbjen e përqendrimit”.
Arsenali të shtunën luan në shtëpi ndaj Crystal Palacet.