Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wembanyama debuton me humbje në NBA

Zgjedhja e parë në draftin e NBA dhe një nga basketbollistët që vlerësohet me potencial për të qenë një nga më të mirët në histori, Victor Wembanyama, debutoi për San Antonio Spurs në humbjen 126:119 ndaj Dallas Mavericks.

Megjithatë, francezi u la në hije nga zgjedhja e 12-të e draftit, Dereck Lively, i cili mposhti basketbollistin e ri të Spursit.

Basketbollisti i Dallasit shënoi 16 pikë e shtoi dhjetë kërcime ndërsa Wembanyama realizoi 15 pikë, pesë kërcime dhe dy asistime.

Slloveni Luka Donçiq udhëhoqi Mavs drejt fitores me 33 pikë me 13 kërcime dhe dhjetë asistime, ndërsa Kyrie Irving shtoi 22 pikë, gjashtë asistime dhe dy kërcime.

Lojtari më i mirë për Spurs ishte Vassell me 23 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime, Johnson e ndoqi me 17 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime ndërsa Jones shtoi 16 pikë, gjashtë asistime dhe pesë kërcime.

Rezultatet nga ndeshjet e mbrëmjes:

Charlotte - Atlanta 116:110

Indiana - Washington 143:120

New York - Boston 104:108

Orlando - Houston 116:86

Brooklyn - Cleveland 113:114

Miami - Detroit 103:102

Toronto - Minnesota 97:94

Chicago - Oklahoma 104:124

Memphis - New Orleans 104:111

Utah - Sacramento 114:130

San Antonio - Dallas 119:126

LA Clippers - Portland 123:111

Artikuj të ngjashëm