Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wembanyama shkëlqen në fitoren e Spursit ndaj Sunsit

Sensacioni i këtij edicioni në ligën NBA të basketbollit, tinejxheri Victor Wembanyama, ka shënuar 38 pikë – më së shumti në karrierën e tij personale brenda një ndeshjeje në ligën NBA.

Ai kontribuoi në fitoren e San Antonio Spursit që mposhti Phoenix Sunsin, 132:121.

19-vjeçari po ashtu shtoi edhe 10-të kërcime në ndeshjen e tij të pestë në NBA.

Sunsi e shkriu disavantazhin e 27 pikëve për ta barazuar rezultatin në 116:116 në çerekun e katërt.

Por, francezi Wembanyama më pas shënoi dhjetë pikë në serinë 12:0 të Spursit, që në fund edhe e fitoi ndeshjen.

Për Sunsin, Devin Booker pati lojë të mirë dhe realizoi 31 pikë e 13 asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën.

Edhe Wembanyama udhëheqë Spursin drejt finales së NBA-së Basketboll Wembanyama udhëheqë Spursin drejt finales së NBA-së

Ndërkohë, ndeshjen dramatike ndërmjet Orlando Magic dhe Utah Jazz, e fitoi Orlando 115:113.

Paolo Banchero në total pati 30 pikë, por i realizoi pikët vendimtare 14 sekonda para se të mbyllej ndeshja.