Paul Wanner ka hyrë në histori me Bayern Munichun të premten në mbrëmje, pasi u bë futbollisti më i ri që është inkuadruar në Bundesligë te ky ekip.
Me vetëm 16 vjet e 15 ditë, “majtaku” i bavarezëve i cili e festoi ditëlindjen më 23 dhjetor 2021, zëvendësoi Marc Rocan në minutën e 75-të të ndeshjes së xhiros së 18-të kundër Borussia Monchengladbachut.
Ai e preku shtatë herë topin për 15 minuta në fushë, kompletoi 60% të pasimeve dhe i fitoi 40% të dieleve. Mbuloi 2.4 kilometra, ndërsa shpejtësia më e madhe e arritur nga ai ishte 28.9 km/h.
Askush tjetër nuk është paraqitur për kampionin e Gjermanisë në një ndeshje garuese në moshën 16-vjeçare. E theu rekordin e Jamal Musialas, i cili luajti kundër Freiburgut në xhiron e 33-të të sezonit 2019/20, me 17 vjet e 115 ditë.
Wanner tani është lojtari i dytë më i ri që debuton në Bundesligë.
Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmundit u bë më i riu që debutoi. Ai kishte 16 vjet e një ditë, kur debutoi si zëvendësues kundër Hertha Berlinit në nëntor të vitit 2020.
-
Bundesliga shkruan për Osmanin, parashikon të tjera paraqitje të tij për Bayernin
-
Osmani vendosi rekord të ri në Bundesligë
-
E luajti vetëm një ndeshje, por 16-vjeçari Osmani është kampion i Gjermanisë me Bayernin
-
Rrëfimi i veçantë i adoleshentit të radhës që shkëlqeu te Bayerni
-
“Kickeri” shkruan sërish për Osmanin, talentin e Bayernit