Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wade, përforcimi më i ri i KB Prishtinës

Jonathan Wade është përforcimi më i ri i kampionit të Kosovës, KB Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar KB Prishtina përmes faqes së saj në Facebook.

“Njëri ndër top 10 lojtarët më të dalluar në Superligën zvicerane, ish-lojtari i Pully Lasuanne Foxes, Jonathan Wade zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin e ri”, thuhet në konfirmimin e Prishtinës.

Wade, i gjatë 1.93 lojtarë i pozitës 2, njihet për saktësi nga distanca dhe gjysmë distanca dhe për depërtime energjike.

Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonin 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje.

Artikuj të ngjashëm