Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Prishtina përforcohet me Jordan Johnsonin

KB Prishtina ka konfirmuar se është përforcuar me fundorin Jordan Johnson.

“Prishtina si gjithmonë ka vetëm një objektiv, që të jetë më e mira në vend. Këtë tanimë e kemi dëshmuar. Për të arritur qëllimin edhe këtë vit ne kemi filluar të përforcojmë edhe me shumë ekipin. I pari që arrin është fundori Jordan Johnson, një lojtar tani më i dëshmuar në garat evropiane”, thuhet në konfirmimin e Prishtinës.

Ai së fundmi ka luajtur tek skuadra holandeze Landstede Hammers Zwolle me një mesatare prej 16.7 pikëve ne kampionatin Holandez ndërsa në Fiba Europe Cup me mesatare 14.7 pikë për ndeshje.

Artikuj të ngjashëm