Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ende po ka telashe ta përballojë pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Kosova është pranuar në IOC në dhjetor të vitit 2014 dhe prej atëherë paraqitet në të gjitha ngjarjet ndërkombëtare. Ndonëse pranimi ishte i vonshëm, Vuçiqi vlerëson se ai nuk është dashur të ndodhë.
Për këtë temë ka folur të enjten në Kuvendin e Serbisë, derisa merrej me planin franko-gjerman.
“Në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar? Po, kanë hyrë. Pse nuk e thoni kush ishte president i IOC-së, kë e sulmoni dhe kush e ka vendosur. Pse nuk e thoni këtë? Pse e mashtroni opinionin. Pse nuk e theksoni që ju e keni vendosur sportistin e njohur serb që e ka lejuar këtë”, ka thënë Vuçiq të enjten.
Ky është vlerësuar sulm ndaj basketbollistit të njohur serb, Vlade Divac, që ishte kryetar i Komitetit Olimpik të Serbisë në kohën kur u pranua Kosova.
Në fakt pranimi i Kosovës në IOC erdhi gati pa pritur, ndërsa vetëm një ditë para se të bëhej votimi është njoftuar për vendimin e madh. Serbët kishin pranuar që ishin të pa forcë për të ndalë pranimin e Kosovës në IOC që hapi dyert për të gjitha federatat tjera sportive.
-
Vuçiq: Nëse Kosova pranohet në organizata ndërkombëtare, Serbia do të befasojë me përgjigjen
-
KOK-u shënon dhjetëvjetorin e pranimit në IOC, Bach me fjalë të mëdha
-
Vuçiq për aplikimin e Kosovës në KiE: Në këto momente do të shohim miqtë e vërtetë
-
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës
-
Vuçiq: Ndërkombëtarët po e konsiderojnë proces normal anëtarësimin e Kosovës në KiE