Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vuajtjet dhe sakrifica për të realizuar ëndrrën sportive

Kur bora të shkrijë, kur fushat të bëhen të gjelbra duke lënë mbetjet e dimrit pas, Harry Laidlaw do të largohet nga Evropa dhe do të kthehet në Australi.

Laidlaw 23-vjeçar ëndërron të bëhet si pjesa tjetër e skitarëve elitarë, duke ndjekur borën gjatë gjithë vitit, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo vështirësitë financiare nënkuptojnë se pasi ka kaluar shtatë muajt e fundit nëpër malet kolosale, skitari alpin duhet të kthehet në shtëpi, të jetojë me prindërit dhe të punojë në ndërtimtari.

Synimi i tij i vetëm është të fitojë mjaftueshëm para në mënyrë që të marrë skitë dhe të lëshohet poshtë shpateve kur dimri të kthehet në majat e Evropës dhe ndoshta të bëhet një prej eksporteve më të mira të skijimit të vendit të tij.

Ndonëse paraja nuk e motivon Laidlawin, ai e di se nuk do të përparojë në sport pa to.

Australiani nuk është në mesin e skitarëve më të mirë alpin dhe nuk vjen as nga një vend ku ka resurse pa kufi për të financuar ambiciet e tij, që nënkupton se arritja në majë nuk është vetëm pyetje e talentit, por edhe e kushteve ekonomike.

Edhe Skitari 20-vjeçar paralizohet pas rrëzimit në stërvitje Sporte të tjera Skitari 20-vjeçar paralizohet pas rrëzimit në stërvitje

Mund të jetë shumë e vështirë, ngjashëm si të ngjitesh në majën më të lartë në botë, Everest, me shoshone. Pak bëhen të mëdhenj pa financa dhe edhe më pak duan të financojnë ata që nuk janë të mëdhenj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)