Mbrojtësi i Interit, Sime Vrsaljko beson se gara për titull në Serie A është ende e hapur.
Në vendin e dytë Interi, me po aq pikë sa Napoli, është gjashtë pikë prapa kampionit Juventusit, transmeton Koha.net.
“Liga është e hapur. Në fillim nuk e nisëm mirë por jemi rikuperuar, por mund të përmirësohemi ende. Jemi shumë të fortë dhe mund të shkojmë larg. E dime se jemi të fortë për me e lehtë është të flasësh”, është shprehur mbrojtësi kroat për Sky, derisa ka shprehur bindjen se do ta përfundojë sezonin në top tre.
Artikuj të ngjashëm