Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vritet ish-futbollisti i Afrikës së Jugut, Batchelor

Foto: Getty Images

Ish-futbollisti jug-afrikan, Marc Batchelor, është qëlluar për vdekje në Johannesburg të hënën, kanë raportuar mediumet lokale të martën.

Batchelor 40-vjeçar, që ka luajtur për skuadrat elitare të Afrikës së Jugut, si Kaizer Chiefs, Orlando Pirates dhe Mamelodi Sundowns, ishte ne veturë kur u qëllua për vdekje nga dy persona të armatosur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një person tjetër që ishte në veturë me të ka mbetur i palënduar. “Ai është sulmuar nga dy persona që ishin me motoçikletë, transmeton “Koha Ditore”.

Të dyshuarit kanë qëlluar disa herë. Jemi duke hetuar për motivet e sulmit dhe ende nuk i kemi emrat e të dyshuarve”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Johannesburgut.